14 gola në tri ndeshjet e Superligës: Fitojnë Ballkani, Llapi e Drenica

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Tri ndeshjet e Superligës së Kosovës, të luajtura sot, kanë qenë spektakolare, duke treguar plot 14 gola.

Flamurtari – Llapi konsiderohej si takimi më interesant për ditën e sotme, mirëpo llapjanët arritën ta kalojnë me lehtësi skuadrën nga kryeqyteti, duke e mposhtur me rezultatin 1:5, raporton lajmi.net.

Golat për skuadrën e Batatinës i realizuar Pefqeli, Zhdrella, Granchov dhe Memaj dy herë, kurse për Flamurtarin realizoi Granchov.

Skuadra e Ballkanit në anën tjetër, arriti që para tifozëve të saj në Therandë të shënonte katër herë kundër Vushtrrisë (5:2).

Në këtë ndeshje shkëlqeu Berisha me dy gola të realizuara, kurse rrjetën e tundi dy herë edhe Arbër Hoxha. Golin e pestë për Ballkanin e realizoi Krasniqi, në minutën 89′.

Për skuadrën e Vushtrrisë golat u  realizuan nga  Fazliu, në minutën e 40’ dhe Matheus në minutën e 85′.

Ndeshja tjetër që u luajt këtë të hënë ishte ajo mes Ferizajit dhe Drenciës, e cila u mbyll me rezultatin minimal 0:1. Golin e fitores për drenicakët e realizoi Thaqi, në minutën e 45’.

Këto ndeshje ishin të vlefshme për xhiron e gjashtë të Superligës së Kosovës. Pas kësaj xhiroje, Feronikeli prinë në tabelë.

Të ngjashme