16 vjeçari nga Kosova nënshkruan me gjigantin e Bundesligës

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Janë të shumtë talentët nga Kosova që po promovohen te skuadrat e mëdha gjermane.

16 vjeçari Mehmet Ibrahimi, ka nënshkruar kontratë profesionale me RB Leipzigun, shkruan lajmi.net.

Ibrahimi është paraqitur tek të rinjtë e RB Leipzig, teksa tani është shpërblyer me kontratë profesionale.

Lajmi është konfirmuar në llogarinë e futbollistit në Instagram.

Sulmuesi i majtë ka zhvilluar 14 ndeshje për grupmoshat U-17 të Leipzig ku ka bërë 4 gola dhe 1 asistim. Kosovari me pasaportë gjermane po ashtu ka zhvilluar dy ndeshje për grupmoshat U-17 të Gjermanisë.

Të ngjashme