160 milionë çmimi që duhet të paguhet për blerjen e Neymar

Prishtinë | 26 Dhj 2018 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Neymar është futbollisti që mban rekordin për transferimin më të shtrenjtë në histori të futbollit prej 222 milionë euro kur kaloi nga Barcelona në Paris Saint-Germain.

Ai mbetet prapë i shtrenjtë. Sipas klauzolës së publikuar tash, për brazilianin skuadrat e interesuara do të duhet të pagujanë 160 milionë. Dhe atë në vitin 2020, shkruan AS.

Neymar në Paris arriti në vitin 2017 kur PSG pagoi çmimin e kërkuar nga Barca. Por që qëndrimi i tij në Ligue 1 mund të mos zgjas pasi që ka shumë klube elitare evropiane që kanë shprehur interesim për të.

Neymar në vitin 2020 do të mbushë 28 vjet dhe në vazhdimësi ka qenë i përfolur për një rikthim në Camp Nou.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme