18 nga 19 trofe gjithsej nga viti 2014, futbolli spanjoll diktat në Europë

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 09:26 | Nga

Ta cilësosh dominim ndoshta është pak. Futbolli spanjoll në të vërtetë duket vite dritë larg krahasuar me vendet e tjera europiane. Rezultatet e treojnë qartë, europa e futbollit ka ngjyrat  e verdha dhe të kuqe të Spanjës, një domimin i gjithanshëm, në mënyrën e lojës, me “yjet” e futbollit dhe mbi të gjitha me sukseset që kanë arritur skuadrat e vendit iberik. Nga viti 2014, nga 19 trofetë europiane për klube, 18 i kanë fituar skuadrat spanjolle Real Madrid, Sevilla, Barcelona dhe Atletico Madrid. I 18-ti ende nuk është dorëzuar, por në sfidën e Talinit (Superkupa e Europës 2018)  do të përplasen dy ekipe nga La Liga, ose më saktë, do të kemi një derbi madrilen në Europë, Real – Atletico. Vetëm Manchester United, i drejtuar nga Jose Mourinho, ka mundur të ndërhyjë mes skuadrave spanjolle me triumfin ndaj Ajaxit në finalen e Europa League-s në 2017-tën. Nëse llogaritë shtrihen deri në 2008-tën, atëherë mund të flasim për 26 trofe europianë, nga 35  gjithsej, të fituar nga ekipet spanjolle.

Dominimi i futbollit spanjoll në Europë

Champions League 2014: Real Madrid

Europa League 2014: Sevilla

Superkupa e Europës 2014: Real Madrid

Botërori për Klube 2014: Real Madrid

Champions League 2015: Barcelona

Europa League 2015: Sevilla

Superkupa e Europës 2015: Barcelona

Botërori për Klube 2015: Barcelona

Champions League 2016: Real Madrid

Europa League 2016: Sevilla

Superkupa e Europës 2016: Real Madrid

Botërori për Klube 2016: Real Madrid

Champions League 2017: Real Madrid

Europa League 2017: Manchester United

Superkupa e Europës 2017: Real Madrid

Botërori për Klube 2017: Real Madrid

Champions League 2018: Real Madrid

Europa League 2018: Atletico Madrid

Superkupa e Europës 2018: Real ose Atletico

Botërori për Klube 2018: ?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme