20 vite nga qëndrimi i Ronaldos në Kosovë

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Pak ditë pas çlirimit të Kosovës, fenomeni Luis Nazario De Lima Ronaldo i pati bërë vizitë Kosovës.

Ronaldo qëndroi më konkretisht në Gjakovë si pjesë e Caritasit Italian.

Gjatë kësaj vizite ai kishte dhënë një donacion për shkollën “Mustafa Bakia”.

Ai u prit si hero dhe u përcoll nga një numër i madh i qytetarëve në rrugë.

Braziliani në atë kohë ishte pjesë e Interit dhe ishte shpallur “futbollist i vitit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme