200 milionë funte, ky është çmimi që West Ham ia ka vënë Rice

Prishtinë | 13 Jan 2022 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedit dhe Chelseat i është bërë e ditur që duhet të përgatitin më shumë se 200 milionë funte për ta blerë Declan Rise nga West Ham, sidomos nëse ata e kërkojnë atë në janar

22 vjeçari konsiderohet njëri prej mesfushorëve më të mirë në Premier Ligë, e ku ka rritje të vazhdueshme në karrierën e tij.

Me Mark Noble që ka pasur një rol më të vogël në sezonin e tij të fundit, është Rise që ka arritur të jetë edhe kapiten i skuadrës dhe njëri prej lojtarëve më të mirë të “çekanëve” në Londër.

Ai po ashtu ka qenë lider i “Çekanëve” në Europa Ligë më 2021, kurse Rice ishte në qendër të skuadrës së tij ku për vitin e ardhshëm mund të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, derisa West Ham janë kualifikuar edhe në rrethin e tretë të FA Cup.

Natyrisht, ish ylli i Akademisë së Chelsea dhe këto paraqitje kanë bërë që atë ta përcjellin skuadra të mëdha, me Blutë që dëshirojnë ta rikthejnë atë në shtëpi por edhe me Manchester United që po ashtu e dëshirojnë talentin anglez.

“Lajmet që vinë nga West Ham Unted këtë mëngjes janë se ‘nuk ka një shifër që mund ta bind West Ham që ta shes Declan Rice në këtë afat kalimtar”, ka thënë gazetari i talkSpor, Jim White.

“Gjithmonë ka interesim për të por nuk ka oferta. Ata nuk do ta shesin atë as për 120 milionë e as për 150 milionë funte. Sipas asaj që kam kuptuar shuma që kërkohet për të duhet të fillojë më dy, që do të thotë 200 milionë funte. Madje as kjo shumë nuk do të pranohet po që se nuk është më e madhe”, ka thënë ky gazetar, i afër me klubin nga Londra Perëndimore.

Të ngjashme