24 administratorë të tenisit fillojnë kursin bazik për administratorë të sportit

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 21:45 | Nga

Federata e Tenisit të Kosovës i është përgjigjur masivisht ftesës së Komitetit Olimpik të Kosovës për të vijuar kursin bazik për administratorë të sportit, i cili filloi sot (e premte) në Hotel Sirius në Prishtinë dhe do të vazhdojë për tri ditë.

Administratorë të federatës, anëtarë të Bordit, trajnerë dhe zyrtarë klubesh, kanë quar në 24 numrin e pjesëmarrësve, të cilëve po iu ligjërojnë Besim Hasani, drejtor i programit për kurse/SO-KON, Ibër Alaj, MEMOS 19, SO-KON/drejtor programi, Elda Gjoka, drejtoreshë e kursit kombëtar, IOC-OS, kurse i ftuar është edhe: Fitim Arifi, menaxher në Departamentin e Sportit në MKRS.

Përfaqësuesit e FTK-së, do të kenë rastin të njihen për së afërmi edhe me përfitimet nga Ligji për Sponsorizime dhe Rregullorja që përcakton kriteret dhe procedurat, si dhe formën për vërtetimin e sponsorizimit në sport. Njoftimi do të bëhet nga sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, i cili është njëri nga hartuesit e kësaj rregulloreje.

Kurset bazike për administratorë të sportit mbështetën nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ndërsa falë mbështetjes së tyre, KOK-u vetëm vitin e kaluar organizoi 14 kurse të tilla për federata të ndryshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme