26-vjeçari kosovar kërkohet nga Aston Villa

Prishtinë | 08 Dhj 2017 | 19:34 | Nga

Sulmuesi 26-vjeçar, Flamur Kastrati, po kërkohet nga Aston Villa, ekip që garon në Ligën e Parë angleze.

Kastrati aktivizohet te Sandefjordi i Norvegjisë dhe paraqitjet e tij të mira kanë bërë që për të, të interesohet Aston Villa, që synon transferimin e tij gjatë janarit.

Te Sandefjord, Kastrati ka shënuar dhjetë gola në 27 ndeshje. Kastrati është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme