3.8 mln euro për rindërtimin e Stadiumit në Gjilan

Gjilan | 11 Kor 2017 | 09:56 | Nga

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim drejtorin për sport në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ibër Alaj, me të cilin kanë diskutuar për implementimin e projekteve të përbashkëta.

Në takim u konfirmua shpallja e fazës së parë të punimeve në rindërtimin dhe ronovimit të stadiumit të qytetit në vlerë prej 3.8 milionë euro, sikurse edhe projektet tjera.

“Sipas projektit, është stadium i kategorisë 4, i cili përmbush kriteret e FIFA dhe UEFA. Faza e parë do të jetë 2.8 milionë, projekt ky i integruar në rregullimin e infrastrukturës së lumit ‘Mirusha’, i cili pritet të filloj shumë shpejt”.

“Pastaj, është fillimi i palestrës së sporteve për komunitetin e Zhegrës, me kosto prej 1 milionë euro, sikurse edhe rregullimi i membranës së kulmit të palestrës ‘Bashkim Selishta’”, tha Haziri pas takimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme