300 milionë euro transferime nga Chelsea në verë

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Chelsea ka marrë një lajm fantastik.

Chelsea u dënua nga FIFA për shkelje të rregullave në transferimet e lojtarëve të rinj, por e ka apeluar atë vendim.

Skuadra londineze e ka dërguar çështjen në CAS, gjersa pritet që të fitojë gjyqin, përcjell lajmi.net nga The Sun.

Sipas tabloidit anglez, Chelsea pritet që t’i bëjë 300 milionë euro transferime në afatin e verës.

The Sun bën me dije se klubi londineze do t’i bëjë ato shpenzime të mëdha, pasi bosi i Bluve, Roman Abramovich ka pasu 650 milionë euro fitime nga kompanitë e tij nëpër botë. 

Të ngjashme