40 Kupa në vitrinën e Daniel Alves

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Historia e futbollit ka njohur lojtarë të mëdhenj, që në epokën kur kanë luajtur u kanë dhënë kënaqësi tifozëve me lojën e tyre dhe shpirtin luftarak.

Por në opinionin futbolldashës ende vazhdon të mbetet i gjallë diskutimi se cili është më i miri i të gjithë kohërave, Pele, Maradona, Messi, Cristiano Ronaldo.

Por nëse kriter kryesor do të ishte numri i trofeve të fituar, “mbreti” nuk do të gjendej tek “yjet” e sipërpërmendur, por te Dani Alves.

36-vjeçari fitoi Copa American me Brazilin (mposhti 3-1 në finale Perunë) dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut.

Të ngjashme