“Euro 2016”, 4 100 arrestime për bastet e paligjshme

Prishtinë | 19 Kor 2016 | 09:29 | Nga

Bastet ilegale kanë lulëzuar në shtetet aziatike dhe evropiane.

Më shumë se 4 100 persona janë arrestuar dhe rreth 13,6 milionë dollarë janë sekuestruar në dy operacione masive policore të Interpolit, i cili kishte si objektiva qendrat dhe faqet e internetit ilegale të basteve sportive në Azi dhe Evropë.

Sipas informacioneve nga vetë Interpoli, rreth 4 000 bastisje ishin kryer në Kinë, Hong Kong, Francë, Greqi, Itali, Malajzi, Singapor, Tajlandë dhe Vietnam, duke mbyllur pika bastesh ilegale të cilat kishin qarkulluar rreth 649 milionë dollarë gjatë zhvillimit të Euro 2016.

Zyrtarë të Interpolit e cilësuan këtë si një nga operacionet më të mëdha të të gjitha kohëve, sidomos në Azi ku tregu i basteve sportive lulëzon prej shumë vitesh.

Sipas drejtuesve të Interpolit, këto lloj bastesh prodhojnë të ardhura për rrjetet e organizuara kriminale, të cilat shpesh janë të lidhura me korrupsionin, trafikun e qenieve njerëzore apo pastrimin e parave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme