5 golashënuesit më të mirë në historinë e Ligës së Kampioneve

Prishtinë | 15 Mar 2018 | 13:58 | Nga

Me dy golat e shënuar ndaj Chelesat, Leo Messi kapi shifrën e plot 100 golave në Ligën e Kampionëve.

Argjentinasi është 17 gola pas Cristiano Ronaldos, golashënuesi më i mirë i Champions-it në të gjitha kohërat, me 117 gola.

Sidoqoftë ekziston mundësia që Messi të kalojë Ronaldon pasi është më i ri dhe në total ka luajtur 123 ndeshje, përkundër 144 ndeshjeve të yllit portugez.

Pas Messit, i treti në renditje vjen ish-legjenda e Realit Raul, i cili ka shënuar 71 gola në 142 ndeshje. Pas tij vjen Van Nistelrooy me 56 gola dhe Benzema me 53 të tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme