5 klube bëjnë ofertë formale për Agueron

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Juventusi dhe Interi janë futur në garë për shërbimet e Sergio Agueros, i cili do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni.

Aguero njoftoi se do të largohet nga Manchester City falas në verë dhe raportohet se Barcelona, Interi, PSG-ja dhe Juventusi janë klubet e mundshme ku argjentinasi mund ta vazhdojë karrierën.

Përfaqësuesi argjentinas i mbush 33 vjet në verë dhe do t’i japë fund karrierës 10-vjeçare me gjigantin e Premierligës në qershor.

Sipas Footmercato në Francë, menaxheri i Agueros i ka marrë tashmë pesë oferta formale për të.

Nga klube si Inter, Barcelona, Chelsea, PSG-ja dhe nga rivali i qytetit Manchester United.

Por sipas ESPN, edhe Juventusi është bindshëm në garë për të bashkë me Barcelonën dhe PSG-në.

Në Spanjë, mediat raportojnë se Barcelona nuk do të bëjë ofertë për të, sepse trajner Ronald Koeman nuk mendon se Kun i përshtatet ekipit të tij.

Aguero i bëri vetëm 14 paraqitje për Manchester City këtë sezon, duke i shënuar tri gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme