Më 6 gusht hapen dyert e stadiumit “Fadil Vokrri”

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 09:04 | Nga

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të testohet më 6 gusht. Kështu ka njoftuar të martën për gazetën kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, transmeton Koha Ditore.

Testimi i punëve që janë bërë për dy vjet gjatë fazës së rinovimit ishte paraparë të bëhej të shtunën me një ndeshje të veteranëve, por u shty për afat të pacaktuar për shkak të zisë nacionale të shpallur pas vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Testimi i pajisjeve të vëna në stadium, por edhe i hapësirave të ndryshme, do të bëhet të hënën (6 gusht) nga inspektorët e UEFA-s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme