6 transfere te femrat, 14 te meshkujt

Hand about to throw a handball in to a handball goal
Prishtinë | 23 Jan 2022 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar afati kalimtar i janarit për hendbollistë dhe hendbolliste.

Ndonëse në mes të kampionatit, afati ishte i pasur me shumë lëvizje të bëra nga skuadrat.

Mjedis kanë ndërruar edhe disa prej reprezentuesve të Kosovës. Kështu Arbios Mushkolaj në pjesën e dytë të kampionatit pritet të luaj për Deçanin. Ai ka bërë kërkesë për huazim nga Besa Famgas. Te Deçani ka kaluar edhe portieri Flakrim Beqiraj, që për shumë vjet ishte pjesë e Prishtinës.

Një tjetër reprezentues, Festim Mustafa, ka bërë kërkesë për të kaluar nga Kastrioti te Prishtina. Prishtina ishte shumë aktive duke transferuar edhe Petrit Prekazin (Rahoveci), Arbër Sylejmanin (Kastrioti) dhe Menot Pozhegun (Vëllaznimi).

Trepça ka kthyer nga Prishtina portierin Behar Terziqi, ndërsa ka angazhuar edhe Muhamed Dubovcin e Drenicës. Gjithsej ishin 19 kërkesa për kalim nga klubi në klub.

Për regjistrim të dyfishtë është vetëm një kërkesë.

“Të gjithë lojtarët që kanë aplikuar për kalim në klube të reja duhet ta kenë dokumentacionin e kompletuar, sipas rregullores për regjistrimin e klubeve dhe lojtarëve, statusin dhe transferimin e tyre,” ka shkruar FHK në njoftimin e saj lidhur me transferet dimërore te klubet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme