6 vjet mister për Schumacherin, bashkëshortja e tij jep lajmin për legjendën

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Më 28 dhjetor të vitit 2013, Michael Schumacher pësoi një dëmtim fatal në tru dhe që prej asaj dite nuk dihet asgjë konkrete për gjendjen e tij shëndetësore. Në prag të 6-vjetorit të ngjarjes së rëndë, gruaja e tij ka dhënë një mesazh të rrallë shprese.

Corinna publikoi një deklaratë, ndërsa fansat po përgatiten të fillojnë fushatën ‘KeepFightingMichael’.

“Gjërat e mëdha filluan me hapa të vegjël. Shumë grimca të vogla mund të formojnë një mozaik të madh. Së bashku ju jeni më të fortë dhe kjo është ajo çfarë bënë kombinimi i forcave të ‘#KeepFighting’”, tha ajo.

Reiner Ferling, kryetari i klubit të tifozëve tha se ende ka shpresë që Schumacher do dalë sërish në publik.

“Fatkeqësisht, ka ardhur koha përsëri, përvjetori i gjashtë i aksidentit të Michael po afron. 6 vjet plot shpresë se ai do të dalë një ditë përsëri në publik”, tha ai.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme