65 milionëshi Pepe alternativë e Napolit

Prishtinë | 16 Kor 2019 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Napoli e ka identifikuar futbollistin e Lille, Nicolas Pepe, si opsion transferimi në rast se dështojnë ta sjellin James Rodriguez-in në “San Paolo”, shkruan Goal.

Klubi italian është në bisedime me përfaqësuesin e Kolumbisë i cili me shumë gjasë nuk do të rikthehet te Real Madridi pas huazimit dyvjeçar te Bayern Munchen.

Përderisa presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis, ka thënë se ata po e konsiderojnë yllin e PSV-së, Hirving Lozano, Gianluca Di Marzio raporton që ata po e shqyrtojnë futjen në garën për nënshkrimin e Pepe-së i cili kushton 65 milionë euro.

Të ngjashme