7 herë fitoi “Topin e Artë”, Messi: Nuk e di nëse jam një model për t’u ndjekur

Prishtinë | 04 Dhj 2021 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi së fundmi ka dhënë një intervistë të gjatë dhe pak më të thellë sesa vetëm rreth futbollit.

Prestigjiozja franceze, France Football, e cila ndanë çmimin për lojtarin më të mirë të vitit, ‘Ballon d’Or’, ka bërë një intervistë me 7 herë më të mirin, duke trajtuar shumë çështje.

Messi ka folur për rëndësinë e tij në komunitetin e futbollit, ku ai shihet si një model për t’u marrë shembull, megjithatë, kjo duket se nuk i pëlqen edhe aq.

Tutje, argjentinasi ka komentuar edhe epitetin që shpesh i jepet si më i miri i të gjitha kohërave. Këtu, ai ka pasur një përgjigje si gjithmonë modeste.

“Nuk e di nëse jam një model për t’u ndjekur shembull. Nuk më pëlqen të jem ashtu, ose të jap këshilla. Unë kam luftuar për ëndrrat e mia. Fillimisht ëndrra ishte të bëhem futbollist profesionist, pastaj provova të tejkalojë veten dhe vendosja qëllime të reja çdo vit.

Sipas Messit, vetë fakti të konsiderohet apo të përmenden si më i miri në histori i mjafton.

“Unë kurrë nuk kam thënë (për më të mirin në histori), menduar, apo edhe tentuar të jem në kushtet e këtij epiteti. Për mua, vetëm të jem i aftë që të konsiderohem apo të përmendem si një nga më të mirët në histori, është e mjaftueshme. Është diçka që unë kurrë nuk do të imagjinoja për të, apo të guxoja të ëndërroja për këtë. Por, unë nuk e di si ta them pa u keqinterpretuar. Nuk është se nuk më intereson kjo, por, le të themi që nuk i jap aq rëndësi. Nuk ndryshon asgjë për mua nëse jam më i miri ose jo. Unë kurrë provova të jem ai”, ishin fjalët e Lionel Messi, përcjell Lajmi.net

Lionel Messi më 29 nëntor fitoi Topin e Artë numër 7-të, duke u afruar më shumë se kurrë me epitetin e më të mirit të të gjitha kohërave.

Të ngjashme