7 ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror zhvillohen sonte, përballje të “zjarrta” në Grupin G

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Sonte zhvillohen ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Në program janë shtatë ndeshje të planifikuara, atje ku pritet të mësohen edhe kombëtaret tjera të kualifikuara.

Ndeshjet më interesante do jenë mes Holandës dhe Norvegjisë dhe Malit të Zi dhe Turqisë.

Hoalndës i duhet patjetër rezultati pozitiv, sepse përndryshe rrezikon të mbetet krejtësisht jashtë Kupës së Botës, me Norvegjinë që poashtu në rast të fitores dhe një rezultati negativ të Turqisë ndaj Malit të Zi, do të kualifikohet direkt.

Kjo e bën të “zjarrtë” këtë Grup me ndeshjet që pritet të shoqërohen me rivalitet e emocione.

Interesant pritet të jetë edhe tek Grupi ku luan Franca, me “Gjelat” që kanë siguruar kualifikimin, por në rast fitore sonte ndaj Finlandës do të mund ta eliminojnë krejtësisht këtë kombëtare, natyrisht, gjithmonë nëse Ukraina fiton ndaj Bosnje Hercegovinës në Sarajevë.

Të gjitha ndeshjet që zhvillohen sonte me fillim nga ora 20:45.

Të ngjashme