76 ekipe shqiptare luajnë në ligat gjermane

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 09:31 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Klubi futbollistik “Bardhosh Gërvalla” nga Gjermania ka vizituar Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Anëtarët e këtij klubi i pritën nga zëvendësministri, Isni Kilaj, i cili tha se janë të impresionuar me nivelin e organizmit të klubeve të futbollit në Gjermani, raporton EkonomiaOnline.

“Jemi në konkat te vazhdueshëm, mundohemi t’i mbështesim dhe të përcjellim aktivitetet e tyre. Kemi mbi 25 klube atje dhe kjo flet shumë për ne pasi sporti është ambasadori më i mirë për shtetin. Jemi krenar me ta,” tha Kilaj.

Sekretari i Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, Miftar Dragidella, tha se vizita e tyre në Ministrinë e Diasporës është falënderuese për përkrahjen qw ajo i jep diasporës, duke vlerësuar se që nga fillimi ministria ka qenë krahu më i fortë i diasporës.

Kjo federatë ekziston që nga viti 1992, raporton EO.

“Në Gjermani kemi 33 klube me 76 ekipe. 76 ekipe shqiptare luajnë në ligat gjermane. Në mesin e tyre ekipin e veteranëve, por që nga ky vit kemi edhe ekipin e femrave,” tha Dragidella.

Ky delegacion i klubit do të vizitojë edhe Federatën e Futbollit të Kosovës, ndërsa nga ora 13:00 ky klub do të zhvillojë një ndeshje me klubin e futbollit “Prishtina” në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të ngjashme