8 vjet nga ndeshja e parë nën patronatin e FIFA-s, Kosova – Haiti

Prishtinë | 05 Mar 2022 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Sot, më 5 mars, janë bërë 8 vjet nga ndeshja e parë e Kosovës nën patronatin e FIFA-s.

Më 5 mars të vitit 2014, Kosova kishte zhvilluar një ndeshje miqësore me Haitin, në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës. Ndeshja kishte përfunduar baras dhe pa gola.

Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare nën patronatin e FIFA-s dhe që shënoi kapitullin e ri për futbollin e Kosovës, duke e thyer përfundimisht izolimin.

Kjo ndeshje i parapriu anëtarësimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA dhe UEFA. Federata jonë u bë anëtare me të drejta të plota në vitin 2016.

Të ngjashme