8485 metra, Uta Ibrahimi ngjitet në malin Makalu bashkë me flamurin kuq e zi e atë të Kosovës

Prishtinë | 14 Maj 2022 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Alpinistja Uta Ibrahimi, ka ngjitur majën e 5-të më të lartë në botë në Malin Makalu që ka lartësinë 8485 metra.

Ibrahimi ka ndarë fotografi nga ngjitja e majës ku edhe ka shpalosur flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës.

“Maja e Malit Makalu, 8485 metra, maja e 5-të më e lartë në botë. Zemra ime është plot. E lumtur dhe krenare t’i vendosi flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë në maje për të parën herë, sërish dh përsëri. Ky është moment shumë emocionues pasi me këtë ngjitje unë e kompletoj gjysmën e qëllimit tim 7/14 majat më të larta”, ka shkruar Ibrahimi.

Të ngjashme