A e dini këtë statistikë interesante nga përballjet Guardiola – Klopp?

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Manchester City dhe Liverpool sonte (e enjte) me fillim nga ora 21:00 zhvillojnë derbin e javës së 21-të në Premirligë.

Kjo përballje po konsiderohet si ndër më të rëndësishmet e këtij sezoni në futbollin anglez.

Liverpool pas 20 javëve po kryeson në tabelë me 54 pikë, shtatë më shumë se Manchester City që renditet në vendin e tretë.

Një rezultat negativ për kampionët aktual, do të thoshte një hap prapa për skuadrën e Pep Guardiolas.

Por, nëse ky derbi shikohet edhe në aspektin e përballjeve direkte të trajnerëve, Jurgen Klopp ka rezultate më të mira se rivali i tij, Pep Guardiola.

Në 15 përballjet deri më tani, Klopp ka shënuar tetë fitore kundër Guardiolas, dy ndeshje kanë përfunduar baras, dhe pesë ndeshje tjera i kanë takuar trajnerit spanjoll.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme