A e ka fituar Interi garën për fanellat më të bukura – e treta i jep ‘vulën’

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Interi ka prezantuar para pak çastesh edhe fanellën e tretë me të cilat do të luajë në këtë edicion që sapo ka filluar.

Nerazzurët prezantuan gjatë kësaj vere fanellën bazë, që u pëlqye shumë nga tifozët e tyre dhe jo vetëm.

Pas saj, erdhi edhe ajo e dyta, që ishte sërish e ‘mbështjellë’ me gjarpër, derisa kjo e treta duket edhe më e bukur.

jo është e përfaqësuar më shumë nga ngjyra e zezë, derisa në mes ka edhe një shirit si në formë ylberi, por që duket shumë elegante.

E gjitha tani do varet nga tifozët e Interit nëse do e pëlqejnë apo jo, por kjo do e tregojë pas disa javësh se sa janë shitur ato.

Të ngjashme