A e refuzoi Zidane PSG-në në janar shkaku i përballjes me Real Madridin

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Merkatoja dimërore ka përfunduar zyrtarisht në Francë, por thashethemet vazhdojnë të shqetësojnë Parisin.

Sipas informacioneve nga Julien Maynard, gazetari prestigjioz i “Telefoot”, Zinedine Zidane mund të ishte trajneri i PSG-së qysh tani, nëse nuk do të përplasej me Real Madridin në 16-she të Ligës së Kampionëve.

E gjitha kjo valë thashethemesh ndodh në një nga ditët më kritike për Pochettino te PSG.

Lideri aktual i Ligue 1 u eliminua në 16-she të “Coupe de France” kundër Nice, në një set penalltish dramatike. PSG tregoi një lojë mjaft të mefshtë dhe thashethemet për një ardhje të mundshme të Zidane kanë filluar të qarkullojnë fuqishëm në brigjet e lumit Seine.

Nëse PSG eliminohet në 1/8 finale të Champions League kundër Real Madridit, ardhja e Zidane në kryeqytetin francez do të ishte e pashmangshme.

Ajo që ndodhi mbrëmë kundër Nice është një tjetër pengesë në rrugën e Pochettino, i cili nuk ka mundur këtë sezon t’i sigurojë skuadrës së tij stabilitet, ose të zbatojë një stil të përcaktuar.

Përballja e dyfishtë ndaj “Los Blancos” do të shënojë padyshim të ardhmen e tij në Paris.

Të ngjashme