Aanholti i lumtur për interesim e Juventusit

Prishtinë | 07 Gus 2018 | 09:40 | Nga

Mbrojtësi i Crystal Palace, Patrick van Aanholt, thotë se ndihet mirë kur emri i tij lidhet me skuadra të mëdha.

Në javët e fundit ishte raportuar se ai po shikohet nga Juventusi si zëvendësues i Alex Sandros, por holandezi ka konfirmuar se deri më tani nuk ka pasur interesim konkret nga Zonja e Vjetër.

“Është gjithmonë mirë kur lidhesh me klube të mëdha si Juventusi”, ka thënë Van Aanholt për Sky Sports.

“Është një shenjë që jam në rrugë të mirë. Po ndihem mirë dhe dua të vazhdoj kështu, por lojtar i Palace dhe jam duke shikuar para për sezonin e ri”.

“Jam i lumtur. Kemi një skuadër të mirë, familja ime jeton në Londër, fëmijët e mi shkojnë në shkollë këtu”.

“Është vetëm një thashetheme dhe deri sa njerëzit nuk vijnë, atëherë nuk merakosem për atë”, ka shtuar ai.

27-vjeçari e ka filluar karrierën te Chelsea, ndërsa për Crystal Palace ka shënuar shtatë gola në 43 paraqitje që kur iu bashkua atyre nga Sunderlandi në janarin e 2017.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme