Abramovich refuzon shitjen e Chelseat

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 15:49 | Nga

Chelsea raportohet se ka mohuar raportimet se pronari Roman Abramovich po dëshiron ta shesë klubin për dy miliardë funte.

SundayTimes shkroi se Abramovichi është i gatshëm ta shesë klubin, por kjo është mohuar nga “London Evening Standard” që ka deklaruar se rusi nuk e ka në plan shitjen dhe vetëm po punon të shtojë fondet.

Raportimi shton se 51-vjeçari përkrah plotësisht trajnerin e ri Maurizio Sarri – i 14-i në epokën e tij te Chelsea – dhe i ka ofruar mundësitë për forcim në afatin e janarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme