Abrashi i lumtur me vazhdimin e kontratës te Freiburgu: Jam shumë i lidhur me klubin

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Amir Abrashi ishte bashkuar me skuadrën gjermane Freiburg në verën e vitit 2015.

Ylli shqiptar u largua nga Grasshopperi si futbollist i lirë teksa nënshkroi me Freiburgun kontratë.

Por pas pesë viteve të kaluara tek klubi gjerman, Abrashi ka vazhduar kontratën, por që detajet e saj nuk janë bërë publike nga klubi.

30-vjeçari ndihet shumë i lumtur tek klubi gjerman, ndërsa ka folur edhe rreth vazhdimit të kontratës.

“Klubi dhe ambienti këtu janë thjesht fantastikë, jam shumë i lidhur me Freiburg”, tha Abrashi.

“Mund t’i jap forcë dhe energji skuadrës, do vazhdoj të punoj me motivim maksimal për të mirën e Freiburg”, deklaroi gjakovari shqiptar.

Në këto pesë vite te Freiburgu, Abrashi ka zhvilluar 91 ndeshje duke shënuar katër gola e duke bërë dy asistime.

Kujtojmë që reprezentuesi shqiptar për më shumë se një vit kishte mbetur jashtë fushave shkaku i lëndimit të ligamenteve.

Gjithsesi klubi gjerman e vlerëson jashtëzakonisht shumë shqiptarin i cili tani është ndër lojtarët më me përvojë te Freiburgu.

Të ngjashme