Abrashi shënon në miqësore

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 11:00 | Nga

Mesfushori Amir Abrashi e ka shpëtuar nga disfata skuadrën e Freiburgut.

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë shënoi golin e barazimit (1:1) përballë Hamburgut, në ndeshjen miqësore të luajtur të dielën në Sotogrande të Spanjës.

Abrashi shënoi në minutën e 86-të, kurse luajti gjatë gjithë takimit, kurse te Hamburgu deri në minutën e 65-të luajti mbrojtësi Mërgim Mavraj, shkruan sot “Koha Ditore”.

“U shënua një gol mjaft interesant me kokë nga njeriu më i vogël në fushë. Një harkim i mirë i Lukas Kubler u shfrytëzua më së miri nga Amir Abrashi. Kështu ndeshja miqësore u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1”, shkruan në komentin e klubit gjerman, që garon në Bundesliga 1.

Mesfushori 27-vjeçar për Freiburgun këtë edicion ka pasur vetëm tri paraqitje në Bundesligë. Ka munguar në shumicën e ndeshjeve për shkak të lëndimeve

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme