Faqja zyrtare në Facebook e ekipit të futbollit AC Milan, sot është mbushur me fotografi nga kryeqyteti ynë.
“Mirë se erdhët në Kosovë, Rossonerë. Çfarë mirëpritjeje. #Forca Milan”, është përshkrimi që ky ekip i ka bërë imazheve të postuara nga Prishtina, duke i ndarë me mbi 24 milionë ndjekës të tyre në këtë rrjet social.