Ademi: Challandes dhe lojtarët nuk janë prekur nga Coronavirusi, situatën e kemi nën kontroll

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se janë në pranë të futbollistëve anë e kënd Kosovës, e në veçanti futbollistëve të ekipit Kombëtar që luajnë në çdo skaj të Evropës.

Presidenti Ademi, njofton se fatmirësh futbollistët e ekipit Kombëtar janë të gjithë mirë, ndonëse vazhdojnë të jenë në disa prej zonave më të goditura nga COVID-19.

Koronavirusi, sëmundje që po përhapet me shpejtësi nëpër botë, ka bërë që të anulohen gjitha aktivitetet e mundshme, kulturore e sportive.

“Ne kemi pasur kontakte me të gjithë futbollistët por sidomos me ata që janë në zona më të rrezikuara. Unë si President dhe menaxheri i ekipit Kombëtar, Bajram Shala kemi qene ne kontakt me ta dhe unë u kam ofruar gjithçka që ata mund të kenë nevojë, përfshirë transportet speciale për ata që janë në zona më të rrezikuara. Normalisht më të rrezikuarit janë Samir Ujkani e Amir Rrahmani që vazhdojnë të jenë në Itali (vendi më të goditur në Europë), por fatmirsisht të dy janë shumë mirë ndonëse janë në karantinë. Ndërsa të rrezikuar kanë qenë edhe Florent Muslija dhe Arjanet Muric, pasi pjesëtarë të klubeve të tyre kanë testuar pozitiv, por fatmirësisht edhe Muslija edhe Muric kanë dal negativë në testet e tyre.

Të ngjashme