Sulmuesi kosovar i Baselit, Kemal Ademi, ka realizuar gol për ekipin e tij në përballjen me Luganon në xhiron e 14-të të Superligës së Zvicrës.
Ai shënoi pas 13 minutash lojë pas asistimit nga Stocker.
Ky ishte goli i tij i tetë këtë sezon.
Te Baseli që po udhëheq 2 me 0 pas 35 minutash lojë, po paraqiten nga fillimi edhe Edon Zhegrova e Taulant Xhaka. Golin e dytë këtë ndeshje e shënoi Frei.