Ademi ia dhuron fanellën e Kosovës ambasadorit amerikan

Prishtinë | 06 Qer 2022 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

President i FFK-së, Agim Ademi, ia ka dhuruar fanellën ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier.

Hovenier ishte i pranishëm mbrëmë në ndeshjen e Kosovës me Greqinë.

Ademi krahas ambasadorit amerikan, falënderoi edhe ambasadorët tjerë që ishin të pranishëm në ndeshje.

“Është nder ta kesh mbështetjen e ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier”.

“Ai është një fans i madh i Kombëtares së Kosovës, prandaj në ndeshjen kundër Greqisë e kisha kënaqësinë që t’ia dhuroja fanellën dardane”, ka thënë Ademi.

“E mbrëmë fati nuk ishte me ne dhe nuk e morëm rezultatin që e dëshiruam, por futbolli është i tillë dhe jo rrallë nuk fiton ai që e kërkon atë me ngulm”.

Falënderoj edhe ambasadorët e tjerë të Britanisë së Madhe, të Zvicrës, të BE-së dhe të Greqisë që krahas institucioneve tona ishin në ndeshje dhe janë përkrahës të Dardanëve.

Të ngjashme