Admir Mehmedi asiston në fitoren e Wolfsburgut

Prishtinë | 25 Tet 2020 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Wolfsburgu ka arritur t’i arkëtojë tri pikët e plota në ndeshjen kundër Arminia Bielefeldit, me rezultat 2-1.

Futbollisti shqiptar, Admir Mehmedi, ka asistuar në golin e dytë për skuadrën, ndërsa golashënues ishte Maximilian Arnold.

Përpos tij, gol ka shënuar edhe Weghorst, ndërsa për ekipin e Arminisë ka shënuar sulmuesi Sven Schipplock.

Me këtë fitore, skuadra e Oliver Glasnerit, ndodhet në pozitën e tetë me gjithsej shtatë pikë, ndërsa Arminia në të 14-tën me vetëm katër pikë të tubuara, në gjithsej pesë ndeshje të zhvilluara.

Të ngjashme