Adnan Januzaj, ndër yjet botërore të futbollit që u lindën më 5 shkurt

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

5 shkurti duket se është “data e preferuar e futbollistëve”. Shumë yje botërore të futbollit kanë lindur më këtë datë. Në mesin e tyre është edhe ylli shqiptar i Real Sociedadit, Adnan Januzaj.

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, tash 35-vjeçar, i prin të famshmëve të futbollit të lindur më 5 shkurt. Neymar (28-vjeçar) vjen pas tij, por lista është edhe më e gjatë.

Carlos Tevez (36), Gheorghe Hagi (55), Adnan Januzaj (25), Patrick Roberts (23), Jordan Rhodes (30), Vedran Corluka (34), Rodrigo Palacio (38), Giovanni van Bronckhorst (45) janë ndër yjet e shumta që kanë ditëlindjen sot.

Të ngjashme