Adnan Januzaj nuk ftohet nga Belgjika për Kampionatin Evropian të kësaj vere

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Adnan Januzaj nuk është ftuar në ekipin kombëtar të Belgjikës për Kampionatin Evropian 2020, që do të mbahet muajin e ardhshëm.

Megjithatë, sulmuesi i Real Sociedadit me prejardhje nga Kosova Januzaj është lënë në listën e gatishmërisë nga trajneri Roberto Martinez.

Ai mund të ftohet në turneun e verës që nis më 11 qershor, në rast se ndonjëri prej sulmuesve të ftuar detyrohet të tërhiqet nga ekipi.

Të ngjashme