Adnan Januzajn ende po e kërkojnë

Prishtinë | 01 Gus 2016 | 01:08 | Nga

Adnan Januzaj është shumë pranë “divorcit” me Manchester Unitedin.

Mediat angleze raportojnë se reprezentuesi i Belgjikës është takuar me Jose Mourinhon për të diskutuar rreth të ardhmes së tij.

Mourinho e ka vlerësuar me tepricë Januzajn, dhe thuhet se 21-vjeçari tashmë është informuar se ai mund të largohet nga “Old Traffordi”, në formë huazimi.

Anësori shqiptar është duke u kërkuar nga Evertoni, Sunderlandi, por raportohet se interesim për lojtarin kanë shprehur edhe AC Milan, Ajaxi dhe PSG-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme