AFF, Qendra Sportive Trajnuese ofron matjen e shpejtësisë së vrapimit

Prishtinë | 10 Tet 2021 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Për herë te parë në Kosovë, Qendra AFF dhe Akademia Gjermane e futbollit “Sons Of Soccer”, do të ofrojnë matjen e shpejtësisë së vrapimit për çdo futbollist dhe sportist më 18 tetor.

Matja e shpejtësisë së vrapimit do të bëhet në 10 ,20 dhe 30 metra me pajisje më moderne, e cila ka është 100% e saktë.

“Çdo sportist do ta ketë mundësinë të vrapoj 3x 10,20,30m, nga këto tri herë do të marrim kohën e ti më te mirë dhe do të vendosim në raportin e tij personal të vulosur i cili do t’i shërbej ne të ardhmen”, sipas AFF-së.

Është një shanse e mirë qe çdo futbollist/sportist ta dijë kohën e vet të saktë të shpejtësisë në 10,20&30m. Po ashtu ne të ardhmen mund ta përcjelle ngritjen apo rënie personale te shpejtësisë.

Këto informacione për shpejtësinë personale janë standarde dhe kërkohen në çdo klub profesionale.

Të ngjashme