Afrikanët i gëzohen suksesit të Francës

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 08:56 | Nga

Interesimi i drejtpërdrejtë i Afrikës për kampionatin botëror “Rusia 2018” përfundoi herët dhe ishte zhgënjyes, pasi të gjitha ekipet afrikane u eliminuan në fazën e grupeve.

Por krahas tifozëve francezë, fitues të këtij botërori dolën edhe ata afrikanë, të cilët u rreshtuan me Përfaqësuesen e Francës që triumfoi në botëror, duke mposhtur 4:2 Kroacinë në finale, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Tifozët afrikanë pas eliminimit të ekipeve të tyre nuk kishin dyshime se nga do të rreshtoheshin, duke pasur parasysh se te Franca janë 14 futbollistë me rrënjë nga Afrika.

Shkëlqimi i Francës në botëror dhe në fund titulli i botës ka mbajtur gjallë interesimin e afrikanëve, pasi ekipi i Dider Deschampsit përfaqëson edhe diasporën afrikane, që konsiderohet si djep i talenteve të futbollit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme