Agim Ademi lirohet në procedurë të rregullt

Prishtinë | 17 Mar 2022 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria e Shtetit e ka liruar Agim Ademin, një ditë pas arrestimit të kreut të FFK-së nën dyshimin për sulm fizik.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi është liruar tashmë nga mbajtja, ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Prishtinës

Gjatë ditës së djeshme (e mërkurë), punëtori i FFK-së, Artan Govori ftoi policinë e shtetit në objektet e Federatës, duke aluduar në një sulm fizik nga kryetari Ademi.

Ndërkaq, në një deklarim publik, Agim Ademi e mohoi sulmin fizik ndaj Govorit.

Edhe FFK-ja i mohoi pretendimet e zyrtarit të saj, duke i dhënë të drejtë versionit të kryetarit.

Të ngjashme