Agim Ademi zbulon se kur do të zyrtarizohet trajneri i ri i Kosovës

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Kosova do të luajë me Greqinë në kuadër të ndeshjes së fundit për eliminatoret e Botërorit “Katari 2022”.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se nuk i kanë përmbushur pritshmëritë lidhur me këto kualifikime.

“Sigurisht që kjo ndeshja e fundit, nuk i kemi përmbushur pritshëmritë që kemi pasë realisht, edhe pse nuk kemi pritë që do të jemi në dy vendet e para, por sigurisht të mos jemi në vendin e fundit, ndodhën shumë gjëra që ndodhën, por po besoj që Kosovën në Ligën e Kombeve do ta gjejë me një format krejt tjetër, do të jetë me trajner të rid he me shumë prurje të reja”, ka thënë Ademi.

Tutje, ai tha se trajneri i ri i Kosovës do të zyrtarizohet gjatë vitit të ardhshëm, në muajin shkurt apo mars.

“Selektori do të jetë në vitin e ardhshëm nga shkurti apo marsi. Nuk do të ngutemi tani, mund të ketë më shumë mundësi atëherë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme