Agim Sopi merr drejtimin e FC Feronikelit

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

FC Feronikeli njofton se Agim Sopi, është caktuar si kryetrajner i skuadrës, pas largimit nga kjo pozitë e Dejan Vukicevic.

Sopi ka stërvitur sot skuadrën dhe është njoftuar me futbollistët, gjatë stërvitjes së rregullt në “Rexhep Rexhepi”.

Trajneri, Agim Sopi, është i njohur për kualifikimin e skuadrës së Maqedonisë së Veriut U21 në Kampionatin Evropian në rolin e trainerit, gjatë viteve 2014-2017.

Para se të merrte drejtimin e skuadrës së FC Feronikelit, Sopi drejtoi skuadrën suedeze Landskrona.

Ai është i lindur në Shkup në vitin 1969, me prejardhje nga Kosova, por që jeton në Suedi qe një kohë të gjatë.

Sopi është trajner me karakter sulmues, ku formacioni i tij i preferuar është 4-2-3-1, i cili i përshtatet me përpikmëri skuadrës sonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme