Agim Zeka kalon nga Lille në Portugali te Varzimi

Prishtinë | 09 Jan 2018 | 16:43 | Nga

Agim Zeka do të luajë deri në verë në divizionin e dytë portugez, te Varzimi.

Mesfushori ofensiv i kombëtares shqiptare U-19 është dhënë në huazim nga Lille, klubi që e bleu para një viti nga Skënderbeu.

Që atëherë Zeka ka luajtur në divizionin e katërt me Lillen II, ekipin e rezervave, duke shënuar një gol në 20 ndeshje.

Natyrisht niveli në atë kategori është i ulët dhe Zeka ka nevojë të luajë futboll profesionist, ndaj është arritur marrëveshja për të shkuar te Varzimi, skuadër që po lufton për mbijetesë në divizionin e dytë portugez dhe ka nevojë për lojtarë me cilësi në aspektin ofensiv.

“Sapo kam mbërritur, por grupi më ka pritur në mënyrë të shkëlqyer. E di situatën aktuale të Varzimit dhe kam ardhur të jap ndihmën time për të ndihmuar skuadrën të ngjitet në renditje”.

“Shpresoj të jap ndihmën time, do të jap 100%-shin tim”, deklaroi Zeka pas prezantimit të sotëm në klubin e ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme