Agjenda e Kombëtares së Kosovës dhe San Marinos për ditën e nesërme

Prishtinë | 30 Maj 2021 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Më 1 qershor, Kosova do të përballet me San Marinon në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të ndeshjeve miqësore.

Ndërsa, ekipi i San Marinos pritet të mbërrijë në Kosovë gjatë ditës së nesërme në Kosovë.

Nga ora 15:30 nesër do të jetë konferenca për media e Kombëtares së Kosovës, kurse prej orës 16:00 “Dardanët” do të zhvillojnë stërvitje.

Prej orës 17:00 Kombëtarja e San Marinos do të mbajë konferencë për media, kurse prej orës 17:30 e zhvillon stërvitjen e parë në “Fadil Vokrri”.

Të ngjashme