Agjenti: Hakimi u kërkuar nga dhjetë klube

Prishtinë | 23 Dhj 2020 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Agjenti i Achraf Hakimit zbulon se dhjetë klube dëshironin të nënshkruanin më anësorin maroken në verën e kaluar dhe shton se ai foli me Borja Valeron para se të bashkohej me Interin.

Mbrojtësi u bashkua me Nerazzurët në një marrëveshje rreth 40 milionë euro nga Real Madridi verën e kaluar.

“Unë jam me të vërtetë i lumtur, Interi ka punuar pa u lodhur gjatë viteve të fundit për të siguruar shërbimet e Hakimit”, ka thënë agjenti i tij, Alejandro Camano për FcInterNews.

“Ata bënë një investim të rëndësishëm në një moment të veçantë, të gjithë janë të shqetësuar për të ardhmen e futbollit tani. Achraf është shumë i lumtur në Inter”.

“Dhjetë klube donin ta nënshkruanin me atë, por ai zgjodhi Interin, është ekipi ku ai gjithmonë dëshironte të luante, tani ai do të japë gjithçka për fanellën. Ëndrra e tij u bë realitet”.

Pse zgjodhi Interin?

“Ky klub gjithmonë ka synime të rëndësishme, ai kishte parë shumë ndeshje të tyre para se të bashkohej me ta. Ai është një djalë shumë i zgjuar. Ai kishte folur me Borja Valeron, i cili është gjithashtu një nga klientët tanë. Fjalët e tij të mira e bën Hakimin të kuptonte se çfarë do të thotë të luash për Interin. Ai ishte tashmë i dashuruar para se të mbërrinte”.

“Ne jemi vetëm në fillim të një historie të gjatë dashurie me Interin. Hakimi me siguri mund të përmirësohet edhe falë ndihmës së shokëve të tij të skuadrës”.

22-vjeçari ka katër gola dhe katër asistime në 18 ndeshje në të gjitha garat me Interin deri më tani këtë sezon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme