Agjenti i Achraf Hakimit nuk e përjashton mundësinë që lojtari i tij të kalojë te Napoli

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Agjenti i Achraf Hakimit, argjentinasi Alejandro Camano, e pranon që Antonio Conte e ka ndihmuar shumë ish-mbrojtësin e Real Madridit prej zbarkimit në Inter.

Hakimi u bashkua me Interin nga Real Madrid për një marrëveshje prej 40 milionë eurove verën e kaluar.

“Ai po ndihet mirë në Inter. Conte është një trajner i shkëlqyeshëm dhe është perfekt për stilin e Achraf”.

“Ai është në zhvillim dhe mendoj se do të bëhet një futbollist më i mirë falë kësaj eksperience në Inter”, ka thënë Camano për Radio Kiss Kiss Napoli.

Napoli ka qenë në bisedime me Hakimin në të shkuarën, ndërsa Camano thotë se të ardhmes nuk i dihet.

“Napoli? Pse jo? Si argjentinas, Napoli është një nga ekipet në zemrën time. Më i madhi që ka luajtur ndonjëherë ka luajtur atje, kështu që nuk mund të përjashtojmë asgjë për të ardhmen”, deklaroi agjenti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme