Agjenti i Bale mohon kalimin e lojtarit në MLS dhe largimin nga Reali në verë

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Agjenti i Gareth Bale, Jonathan Barnett ka përjashtuar një transferim të janarit për klientin e tij, lojtarin e Real Madridit.

Bale ka qenë përsëri njëri nga emrat më të lakuar të mediave rreth një largimi nga Real Madridi dhe transferimi në Ligën Premier apo Superligën e Kinës.

Kohëve të fundit për Bale u hap edhe destinacioni i ri në Mayor League Soccer, por agjenti i lojtarit ka sqaruar gjithçka.

Agjenti i Bale ka thënë për ESPN FC se lojtari do të qëndroj te Los Blancos këtë muaj dhe një largim verës është “i pamundur”, dhe se lojtari nuk kishte asnjë interes të shkonte në një klub të MLS.

Tifozët e Realit me zë të lartë e ngritën zërin dhe e befasuan sulmuesin pas kthimit të tij në skuadër në nëntor gjatë fitores ndaj Real Sociedadit.

Festa e Bale me flamurin e Uellsit

Futbollisti festoi kualifikimin e kombëtares së tij në Kampionatin Evropian me një flamur ku shprehej “Uellsi. Golf. Madrid”, duke bërë që raportet mes tij, klubit dhe tifozëve të thyhen edhe më shumë.

Që nga ai pushim ndërkombëtar, Bale ka bërë shtatë paraqitje për Reali, përfshirë një në Camp Nou në El Clasico muajin e kaluar, por nuk ka shënuar ende.

Sidoqoftë, 30-vjeçari ka fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve që nga ardhja e tij në vitin 2013 nga Tottenham, por ishte afër bashkimit me klubin kinez Jiangsu Suning këtë verë.

Marrëveshja aktuale e Bale në Bernabeu është e vlefshme deri në vitin 2022, transmeton telegraf.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme