Agjenti i Bale: Zidane është një marre

Prishtinë | 21 Kor 2019 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Agjenti i Gareth Bale, Jonathan Barnett, e ka quajtur marre trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, pas komenteve të këtij të fundit në lidhje me klientin e tij.

Zidane kishte thënë se shpreson që Bale të largohet shpejtë dhe se ata po punojnë që ta transferojnë në një ekip të ri.

“Zidane është një marre që flet ashtu për dikë që ka bërë aq shumë për Real Madridin”, Barnett ka thënë për ESPN FC.

“Nëse dhe kur Gareth të shkojë do të jetë shkaku që është në interesin më të mirë të Gareth-it, dhe s’do të ketë të bëjë asgjë me insistimet e Zidane”.

Të ngjashme