Agjenti i Insignes takohet me drejtuesit e Milanit

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Agjenti i kapitenit të Napolit, Lorenzo Insigne, Vincenzo Pisacane thuhet se vizitoi selinë e Milanit gjatë ditëve të fundit.

Reprezentuesi italian ka shënuar 15 gola në 26 ndeshje të Serie A këtë sezon dhe 29-vjeçari vazhdon të luajë një pjesë të rëndësishme në Stadio Diego Maradona.

Sidoqoftë, kontrata e kapitenit të Napolit skadon në qershor 2022 dhe takimi i agjentit të tij me klube të tjera do të ushtronte presion ndaj Presidentit të klubit, Aurelio De Laurentiis.

Insigne erdhi përmes akademisë së Napolit dhe ka luajtur 388 ndeshje në të gjitha garat që nga debutimi i tij, duke kontribuar me 105 gola në këtë proces.

Image

Megjithatë, mediumi La Gazzetta dello Sport pretendon se agjenti i Inisgne, Pisacane u takua me Rossonerët, por arsyeja për vizitën është ende e paqartë.

Një lëvizje në Milano duket shumë e vështirë, por thashethemet do të vazhdojnë për sa kohë që një marrëveshje e re nuk është nënshkruar në Napoli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme